Nga Shqipëria / E Martë 28 Prill 2020, 12:12

Çudia e rradhës/ Ky shtet ngre mure për të parandaluar hyrjen e koronavirusit

Vendet kanë marrë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por një vendim shumë të çuditshëm ka marrë India. Një distrikt në jug të vendit ka ndërtuar mure për të mbyllur kufirin me shtetin fqinj, Andhra Pradesh, me qëllim për të ndaluar Covid-19.

Mediat shkruajnë se zyrtarët e bënë këtë lëvizje për të kontrolluar çdo emigrant që hyn në vend, pasi shpesh futen pa leje të vlefshme qëndrimi.

Disa burime të tjera thanë se kjo masë është bërë për të mbajtur nën kontroll trafikun në këtë kohë pandemie.

Në Indi kanë humbur jetën 939 persona nga koronavirusi dhe janë 29 mijë të infektuar.