Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tri video të shkurtra që tregojnë 'fenomene ajrore të paidentifikuara'. Pamjet tregojnë objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi teksa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe. Në video dëgjohen anëtarët e shërbimit që reagojnë me habi kur shohin objektet duke lëvizur. Një zë spekulon se mund të jetë një dron.
Videot ishin publikuar më parë nga një kompani që studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura. Sipas zëdhënëses Sue Gough, Pentagoni po i publikojnë zyrtarisht tani, në mënyrë që të sqarojnë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, apo nëse ka apo jo më shumë në video.
Në vitin 2017, një nga pilotët që pa një nga objektet e paidentifikuar tha për CNN se objekti lëvizi në mënyra që ai nuk mund ta shpjegonte.
"Ndërsa u afrova drejt tij, ai u largua me shpejtësi në jug dhe u zhduk në më pak se dy sekonda. Ishte si një top ping-pongu", tha piloti në pension i Marinës amerikane, David Fravor.
Luis Elizondo, ish zyrtar i Pentagonit tha për CNN se personalisht beson se 'ka prova shumë bindëse që ne mund të mos jemi vetëm'.

