Pasditen e sotme Lezha u trondit nga një ngjarje e rëndë. Dy persona të moshës 60 vjeçare janë gjendur pa shenja jete.
Viktimat janë dy burra me iniciale K.M dhe P.S. Ato janë gjetur në afërsi të fshtatit Laljm Lukaj të Lezhës dhe dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri.
Të dy burrat kishin dalë për të parë shtëpitë e vjetra. Ato janë gjetur nga djali i njërit prej tyre i cili kishte dalë për t'i kërkuar. Zona ku 60-vjeçarët janë gjetur është një zonë e shkretë ku nuk ka asnjë banor.
Njoftimi nga policia:
Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
Burimi: "abcnews.al"
