Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 18:06

Rakacolli: Nëse shtohen rastet e reja me Covid-19 pas dy javësh do...

Numri i të infektuarve me Koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 763, me 10 raste të reja në 24 orët e fundit. Zv.ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se nëse për shkak të moszbatimit të distancimit fizik, do të kemi rritje rastesh atëherë në vend do të hiqen masat lehtësuese.

"Sëmundja do të vazhdojë të përhapet nëse nuk zbatojmë distancimin fizik. Nuk kemi thënë që sëmundja është larguar. Pas dy javësh nëse për shkak të moszbatimit të distancimit fizik do të kemi rritje rastesh, do kthehemi mbrapa", është shprehur Rakacolli.