Moderatorja e njohur Nevina Shtylla, njëjtë si shumë personazhe të tjerë të njohur po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Ajo ka publikuar vazhdimisht në rrjete sociale foto nga përditshmëria duke ndarë rutinën e saj me ndjekësit.

Së fundmi me anë të disa postimeve në Instastory, Nevina ka zbuluar talentin e saj të fshehur: pikturën. Moderatorja ka treguar dy piktura të përfunduara dhe shihet se është mjaft e aftë.

"Iku dhe një", ka shkruar ajo. Siç duket Nevina po i kalon më së miri ditët e karantinës duke ushtruar talentin e saj, të cilin ndoshta nuk do e kishim zbuluar kurrë po të mos ishin këto ditë. Një ndër pikturat nuk i ka dalë ashtu siç duhet dhe moderatorja ka treguar se ka 3-4 vite që nuk ka praktikuar.









