Historia e rëndë e 17-vjeçares nga Saranda e cila ishte abuzuar seksualisht nga një 72-vjeçar bëri bujë të madhe në media. Tragjedia u thellua akoma më shumë kur në histori u përfshinë dhe 3 persona të tjerë, të cilët e mitura i akuzoi për abuzim seksual.
72-vjeçari me iniciale B.T pranoi në polici se kishte abuzuar me të miturën. Pavarësisht se autori i krimit e pranoi, e ëma e vajzës e mohoi ngjarjen, duke i hedhur poshtë akuzat e saj. (Lexo këtu) Ajo i hodhi fajet mbi të dashurin e 17-vjeçares, duke u shprehur se e bija ishte bindur nga ai.
Këtë të Hënë në emisionin "Fiks Fare" djali ka treguar versionin e tij të ngjarjes, duke mbështetur 17-vjeçaren dhe duke bërë publike të gjithë historinë e saj tragjike, se si e mitura është abuzuar seksualisht që në një moshë të vogël. Ai ka treguar se ngjarjen e ka denoncuar në polici dy herë por nuk ka gjetur mbështetje.
"Kam dy muaj që e kam njohur, i kam shkuar në shtëpi dhe e kam kërkuar te babai i saj, nga mamaja e saj, që të bashkëjetoja me të. Kërkova lejen e tyre sepse ishte minorene, ishin dakord dhe unë me vajzën pasi jetova 20 ditë filluam të krijonim një afrimitet.
Aty fillova të kisha dyshime sepse vajza ishte shumë e tronditur, shumë e trembur. Fillova ta pyesja për të kaluarën dhe kur vajza krijoi besimin e plotë, më tregoi historinë e saj të tmerrshme që kishte vuajtur nga babai i saj, nga shoku i babait dhe nga vetë mamaja, që abuzoi seksualisht dhe ishte po ashtu e shfrytëzuar nga të tjerë njerëz, që e detyronte babai me dhunë dhe mamaja. Aty vendosa ta denoncoja.
Vajza më ka treguar shumë gjëra, se si prindërit e dhunonin, se si i jepnin ilaçe për ta mbajtur nën efektin e drogës dhe që shkonin shumë njerëz aty dhe abuzonin me të. Shokët e babait paguanin babain me lekë, me alkool, me raki.
Për herë të parë është abuzuar nga shoku i babait kur ishte 10 vjeç. Ai e ka përdhunuar. Prindërit ishin në dijeni sepse abuzonin dhe vetë ata, e shfrytëzonin si prositutë. Nëna e saj dhe babai përdornin shumë dhunë ndaj saj, nuk e lejonin të dilte aspak. Kam shkuar dy herë në polici dhe nuk më ka pranuar njeri.
Kam pasur dhe kërcënime si: pse nuk largohesh? Kush je ti? Pse nuk shkon të jetosh në Itali nga ke ardhur? Unë zgjodha të ankohem në emisionin "Fiks Fare" sepse nuk kam gjetur mbështetje në polici. Më kanë sekuestruar makinën pa asnjë të drejtë në mënyrë që të më largonin nga kjo vajzë", ka treguar i dashuri i vajzës.
Kujtojmë se e mitura kërkoi urdhër mbrojtje në polici dhe Gjykata e Sarandës ia miratoi kërkesën.
