Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 22:10

E fundit/ 24 ditë në intubim, humb jetën një tjetër pacient me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë një tjetër pacient me Koronvirus duke e çuar në 29 numrin e viktimave në vendin tonë. Bëhet fjalë për një 73-vjeçar i cili ishte intubuar që prej 24 ditësh.

Ai ka ndërruar jetë në spitalin "Shefqet Ndroqi". Pacienti me iniciale H.K nga Durrësi vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator, me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minir dhe Hipertension Arterial.