Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 23:11

Koronavirusi/ Manastirliu: Do kthehemi në fazën e mëparshme nëse...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Opinion". Ajo ka folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi në vend, ku aktualisht numërohen 763 të infektuar dhe 29 qytetarë kanë humbur jetën.

Manastirliu ka treguar se nëse numri i rasteve të reja në ditë rritet mbi një mesatare, nuk do të kalohet në fazën e dytë të hapjes së vendin. Përkundrazi, do të kthehemi në fazat e mëparshme.

“Rastet pozitive klasifikohen në disa aspekte, që do të thotë që në fazën e parë, nëse do të kemi mbi 15 raste në ditë për mbi një mesatare që është 15 raste të reja në ditë, atëherë do të vijojmë në fazën e dytë të hapjes. Nëse numri do të rritet mbi një mesatare, nuk do të kalojmë në fazën e dytë dhe do të ngremë frenat e emergjencës, që do të thotë do të kthehemi në fazat e mëparshme”, u shpreh Manastirliu.