Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 22:10

Kur do të hapen shkollat? Flet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte për emisionin "Real Story" në "News24" ka folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi në vend. Një ndër tematikat që shqetëson çdo nxënës dhe student është çështja e shkollave, ç'do të bëhet?

Gjatë intervistës kryeministri ka treguar se nesër do të merret një vendim por diçka është e sigurt, siç është thënë dhe stërthënë, viti shkollor nuk do të humbasë. Megjithatë Rama ka deklaruar se hapja e shkollave është praktikisht e pamundur. Kjo pasi shumë shkolla në zona të populluara si Durrës, Tiranë janë dëmtuar nga tërmeti dhe si rrjedhojë është rritur numri i nxënësve në shkollat e padëmtuara.

"Hapja e shkollave është praktikisht e pamundur. Besoj se ministria e arsimit do japë një zgjidhje tjetër, ndryshe nga vendet e tjera, që të mos dështojnë matura, që të mbyllet viti akademik, që nxënësit dhe familjarët e tyre mos të rrezikohen. Besoj se do bëjmë diçka shumë të bukur në këtë drejtim", u shpreh Rama.