Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 21:09

Kur do të jepen provimet e maturës? Flet ministrja Shahini

Nxënësit dhe studentët janë të shqetësuar se si do të vijojë vazhdimi i vitit akademik. Në një intervistë për "Euronews", ministrja e arsimit Besa Shahini ka folur për ecurinë e mësimit online dhe ka treguar se si do të vazhdohet më tej.

Shahini ka treguar se ky vit do të konsiderohet i mbyllur dhe çdo gjë që është humbur do të kompesohet në fillimin e vitit të ri shkollor. Përsa i përket provimeve të maturës ajo u shpreh se ekziston mundësia të jenë në Qershor.

“Vitin shkollor do ta konsiderojmë të mbyllur. Çfarëdo që kemi humbur në këtë pjesë, do ta kompensojmë në fillimin e vitit të ri shkollor. Viti shkollor do te mbyllet dhe do ta konsiderojmë të mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani.

Sa i preket datave të provimeve, mendojmë të jenë në qershor. Nëse kthehemi në shkollë apo jo, apo nëse provimi do mbahet do ta marrim një vendim kësaj jave. Jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, por po presim një vendim final nga Task-Forca nëse është e sigurt mundësia për kthimin në bankat e shkollave. Nëse kemi mundësi ta zhvillojmë duke mos rrezikuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 ne do e bëjmë kthimin”, është shprehur Shahini.