Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se ka ndërruar jetë një tjetër pacient me Koronavirus. Bëhet fjalë për një 53 vjeçar nga komuna e Pejës.
Ai ishte shtruar prej ditësh në Klinikën Infektive. 53 vjeçari vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Betejën me Koronavirusin në Kosovë e kanë humbur 22 qytetarë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
“Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19.
Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Kjo është vdekja e 22-të në nivel vendi, si pasojë e infektimit me Koronavirus.
Mbrëmë janë konfirmuar 32 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i të infektuarve në të gjithë vendin të shkojë në 763. Deri tani, 163 persona janë shëruar, ndërsa 22 kanë vdekur".
