Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 18:06

E rëndë/ Gjenden të vrarë në makinë dy vëllezër në Durrës

Pas Lezhës (Lexo këtu) dhe Durrësi është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Dy persona janë gjetur të vrarë brenda një automjeti, në tregun e makinave të Shenavlashit.

Viktimat janë dy vëllezër me mbiemër Haxhia, të moshës 27 dhe 35 vjeç. Ata janë me origjinë nga Puka dhe banues në Durrës.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes duke kontrolluar personat dhe automjetet që lëvizin në këtë zonë. Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë mbërritur në ndihmë të Policisë Vendore./ "tvklan.al"