Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 17:05

Merret vendimi: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mbyll online vitin akademik

Që në rastet e para me Koronavirus në Shqipëri qeveria vendosi për mbylljen e institucioneve arsimore. Ministria e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar herë pas here se studentët nuk do ta humbin vitin akademik, i cili do të mbyllet në një mënyrë apo në një tjetër.

Përsa i përket universiteteve, Shahini ka deklaruar se vendimin e marrin dekanët dhe rektorët. Së fundmi është raportuar se Fakulteti i Gjuhëve të huaja e ka marrë një vendim. Studentët e këtij fakulteti nuk do të kthehen këtë vit në auditore dhe semestri i dytë do të mbyllet online.

Struktura e vitit akademik do të shtyhet dy javë për të rifituar kohën e fundit. Në këtë fakultet edhe kryrja e provimeve të sezonit do të realizohet online. Po ashtu dhe provimi i diplomës, për të cilin janë urdhëruar të ngrihen komisionet, datat dhe oraret.

Studentët që humbasin mundësinë për të marrë pjesë në provim, do mund ta përsërisin në Shtator./ 'tvklan.al'