Disa ditë më parë deputeti Adriatik Alimadhi u transferua në reanimacion te spitali "Shefqet Ndroqi". Komplikacionet e Koronavirusit (nga i cili u shërua) i kishin shkaktuar probleme serioze në mushkëri.
Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë tregoi se mushkëritë e Alimadhit kishin nevojë të vazhdueshme për oksigjen. Së fundmi vetë deputeti ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe ai ka dalë nga reanimacioni.
"Te dashur miq,
Sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne nje gjendje shendetesore me te mire. Kjo sipas keshillave te mjekeve.
Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma.
Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona.
Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve", ka njoftuar Alimadhi.
