Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 11:11

Tayna pozon me të ëmën, nuk dallohet cila është mami dhe cila vajza

Reperja shumë e suksesshme e tregut muzikor shqiptar, Tayna ka festuar ditëlindjen e të ëmës. Me këtë rast reperja e ka surprizuar të shtrenjtën e saj me një tortë, të cilën e ka publikuar edhe në Instagram duke i uruar ditëlindjen.

Tayna ka publikuar edhe një foto ku shfaqet duke pozuar krah të ëmës, e cila duket sikur të ishte motra e reperes. 

"Gjeni mamin në foto", shkruan Tayna krah fotografisë duke treguar ngjashmërinë e madhe mes të dyjave.

Kujtojmë që Tayna edhe gjatë karantinës ka qenë aktive në muzikë. Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi këngën e saj të re "A Jo".