Nga Shqipëria / E Hënë 27 Prill 2020, 09:09

Pas 4 javësh në terapi intensive, shërohet nga koronavirusi 70-vjeçari nga Kruja

Një lajm i mirë vjen sot nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja përmes një postimi në rrjete sociale bën të ditur se është shëruar një 70-vjeçar nga Kruja.

Pacienti kishte kishte 4 javë në terapi intensive, por ka arritur ta mposhtë virusin.

“Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi”, shkruan ministrja.

Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit.