Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka lëshuar â??â??një urdhër për të hequr pjesërisht masat kufizuese. Duke filluar nga sot deri në 13 maj, njerëzit do të lejohen që të lëvizin nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Lehtësimi i masave do të jetë gjatë dy javëve të para të Muajit të Ramazanit, por këto masa nuk vlejnë për vendet ku njerëzit e kanë të pamundur të mbajnë distancë fizike. Qyteti i Mekës dhe qyteti i Medinës do të vazhdojnë të mbeten në izolim.
Muaji i shenjtë i Ramazanit filloi të premten dhe vendet e shenjta në Arabinë Saudite ishin të zbrazura për shkak se autoritetet u detyruan të vendosnin masa kufizuese, në këtë periudhë pandemie.
Kjo është hera e parë që Xhamia e Madhe e Mekës dhe Xhamia e Profetit në Medinë, dy vendet më të shenjta do të jenë të mbyllura për publikun gjatë periudhës së agjërimit.
Burimi: Reuters
