Nga Shqipëria / E Diel 26 Prill 2020, 23:11

U bë nënë për herë të parë, Vilma Masha prezanton vogëlushen e saj

Në dhjetor të vitit të kaluar, moderatorja e njohur, Vilma Masha u bë nënë për herë të parë. Vilma solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e dha vetë ajo me një postim në Instagram ku shfaqej duke i mbajtur dorën vogëlushes. 

Së fundmi moderatorja ka prezantuar për herë të parë Sean me publikun.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke e mbajtur Sean në krahë dhe tregon se vogëlushja ka mbushur 4-muajshe.

E ftuar tek "Rudina" pak kohë më parë Vilma tregoi se e ka pasur gjithnjë dëshirë të bëhej me vajzë.