Nga Shqipëria / E Diel 26 Prill 2020, 22:10

Të ndara me xham mbrojtës, Spanja gjen zgjidhjen për të hapur restorantet

Me uljen e shifrave nga koronavirusi, Spanja po mendon hapjen e bareve dhe restoranteve. Pronarët e restoranteve në Madrid thonë se kanë gjetur zgjidhjen për klientët e tyre, në mënyrë që të rihapin bizneset e tyre.

Sipas pronarëve, në të ardhmen, klienti do mirëpritet në restorant nga një kamarier me maskë, që mban distancë prej dy metrash. Ai udhëzon me kujdes klientin drejt një tavoline që mban një xham mbrojtës.

Një restorant në Leganes, Madrid ka instaluar tashmë ekranet prototip, të cilat do të lejojnë klientët të shijojnë ushqimin dhe atmosferën e restorantit pa frikë nga infektimi.