Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në një intervistë për "Mbrëmje në Abc", nuk e ka mohuar faktin se koronavirusi mund të rikthehet sërish në vjeshtë. Pipero u shpreh se gjasat janë për një rikthim të virusit, por nuk do të ketë impakt.
Mjeku u shpreh se është herët të flasim për imunitet dhe i ashtuquajturi 'imuniteti i turmës' për mjekun është një teori e gabuar dhe ka kosto në popullsi.
"Zërat për një rikthim të mundshmë nuk mungojnë dhe është e mundshme të rikthehet se virusi nuk është zhdukur. Do rikthehet apo nuk do rikthehet kjo mbetet për tu parë, por gjasat janë që do të rikthehet përsëri. Natyrisht, sido që të jetë edhe nëse rikthehet, impakti do të jetë më i vogël. Së dyti jemi mëusar dhe ia dimë sjelljen virusit dhe dimë si të mbrohemi. Së treti kapacitet spitalore janë më optimale. Debati që ka për skemat e mjekimit do të vijë të fokusohet drejt një protokolli të mundshmë. Sa i takon asaj që më thatë për imunitetin është ende herët të flasim, mëse një person që ka rënë në kontakt me virusin ka fituar apo jo imunitet. Sepse nuk është e mjaftueshme të fitojë antitrupa mbrojtës është e domosdoshme që antitrupat të jenë neutralizues. Imuniteti i tufës, unë janë tërësisht kundër kësaj teorie. Është me kosto shumë të rëndë për çdo popull", u shpreh Pipero.
