Nga Shqipëria / E Diel 26 Prill 2020, 19:07

'Jam shumë i lumtur', Serhani i serialit 'Vrasje të vogla' baba për herë të parë

Aktori turk Mert Firat ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë. Ai publikoi një foto me bashkëshorten, Idil në Instagram dhe deklaroi se po presin një fëmijë. Aktori u shpreh se do donte që lajmin ta jepnin në një ditë më të bukur, por fati deshi që të rastiste në periudhë pandemie.

"Dëshironim t’jua jepnim lajmin në një ditë më të rëndësishme dhe të qetë, por fati deshi t’jua themi në një kohë karantine. Po presim një fëmijë. Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur. Shumë faleminderit për urimet tuaja", shkruan aktori krah fotos me bashkëshorten.

Kujtojmë që Mert Firat u bë i famshëm në Shqipëri në serialin "Vrasje të vogla", ku luante rolin e Serhanit, bashkëshortit të Merves.