Italia ka regjistruar 24 orët e fundit numrin më të ulët të viktimave, pas kaq shumë kohësh e mbërthyer nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 260 viktima.
Sot janë shënuar 155 më pak të vdekur, krahasuar me një ditë më parë.
Numri i rasteve të reja është 2.324 dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në 197.675.
Në Itali, deri më tani janë shëruar 64,928 të infektuar nga koronavirusi.

