Nga Shqipëria / E Diel 26 Prill 2020, 16:04

Si ditë normale, Elbasani gumëzhin nga nëna e fëmijët, burrat thyejnë karantinën

Edhe këtë të diel, ashtu si javën e kaluar, nënat me fëmijët deri 10 vjeç kishin lejen për të dalë, për të bërë xhiro e për të shijuar diellin e ngrohtë të pranverës. 

Kjo foto është shkrepur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Qyteti ka gumëzhirë nga nënat dhe fëmijët dhe duket si një situatë normale. 

"ABC News" raporton se nuk është respektuar distanca dhe burrat e kanë thyer karantinën, duke dalë edhe ata ditën e sotme.

Ndërkohë Kryeministri Rama sygjeroi se teksa gratë ishin të autorizuara për të dalë, burrat duhet të merreshin me gatim në shtëpi, por ky urdhër mesa duket nuk është respektuar.