Nga Shqipëria / E Diel 26 Prill 2020, 12:12

Fier/ Sherr për një vajzë? Gazetari që u dhunua nga polici rrëfen ngjarjen

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një sherr në Fier, ku një efektiv policie së bashku me shokun e tij dhunuan një të ri që punon si gazetar. (Lexo këtu)Pas sherrit punonjësi i policisë, Anxhelo Bardhi dhe personi tjetër, Daniel Rista u vunë në pranga.

Së fundmi, vetë i dhunuari, i quajtur Xhoen Osmani ka folur rreth ngjarjes. Ai ka treguar se nuk kishte asnjë konflikt me personat e përfshirë në sherrin e ndodhur në Fier dhe i njihte thjesht si fytyra. Osmani ka mohuar se sherri i ndodhur ishte për një femër duke shtuar se ajo ishte një afërmja e tij dhe nuk kishte lidhje me situatën.

"Nuk kishin pasur konflikt të mëparshëm. Ndaluan dhe na prenë rrugën aty ku mblidhen gazetarët për të raportuar rreth Covid-it. Polici dhe një person tjetër kishin një sqepar në dorë dhe nisën të thyenin xhamin përpara. Më pas xhamin e pasagjerit dhe po më qëllonin dhe mua.

Unë po mundohesha të mbrohesha dhe më pas erdhi dhe patrulla e policisë. Me ata persona nuk kemi pasur debate më herët. I njihja si fytyra. Më qëlluan automjetin dhe unë pata disa fraktura. Vajza që kisha në makinë ishte një e afërmja ime, s'ka lidhje me këtë çështje. Na mbajtën në polici, na pyetën. Edhe vajza u shoqërua", ka treguar ai për gazetarin Ervis Kuçi.

Burimi: "Ballkan Web"