Ermir Zulbeari, ish-futbollisti shqiptar i Gostivarit, ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 36 vjeçare. Ai vuante nga pneumonia dhe po ashtu kishte shfaqur dhe probleme me zemrën.

Ish-futbollisti ishte bërë baba vetëm 6 muaj më parë. Miqtë e tij kanë bërë të ditur lajmin e trishtë si dhe kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot pas orës 1.

"Para 6 muajsh i erdhi një gëzim i madh nga Allahu i lindi një djalë. Nuk pati mundësine të jetë prind, baba në këtë botë… Të Allahut jemi dhe vetem te Ai do te kthehemi!
Qofsh i Xhenetit shoku, miku, jonë Ermir Zulbeari
Allahu të mëshiroftë! Familjes, miqësisë durimin!
“Çdo njeri (rob) që gjendet në vendin ku bie murtaja dhe qëndron në vendin tij duke bërë durim, duke kërkuar shpërblim tek Allahu dhe duke e ditur se atë nuk e godet asgjë përveç asaj që Allahu ka caktuar për të, do të ketë të njëjtin shpërblim si ai që bie dëshmor”
Muhamedi a.s.
Varrimi sot pas ores 1", shkruhet në njoftim.

