Nga Shqipëria / E Diel 26 Prill 2020, 10:10

Përplasi për vdekje me kamion këmbësorin, arrestohet 44 vjeçari nga Tirana

Mbrëmjen e djeshme një 44 vjeçar ka përplasur për vdekje me kamion një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe si pasojë shtetasi me iniciale Xh.S, 63 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka vënë në pranga shoferin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”