Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Prill 2020, 17:05

Tragjike/ Vogëlushja 5-muajshe humb jetën nga Koronavirusi

Jay Natalie, vogëlushja 5 muajshe e një zjarrfikësi nga New York-u ka humbur jetën nga Koronavirusi. Ajo kishte kaluar një muaj të tërë në spital duke u trajtuar për virusin. Babai i saj, Jerel La Santa e quante të bijën "princeshë luftarake" për shpirtin e saj luftarak. Prindërit e saj kanë qëndruar me të gjatë gjithë kohës.

"Në një periudhë u duk sikur Jay-Natalie po përmirësohej. Lëngu në mushkëri po pastrohej dhe familja ishte optimiste. Mirëpo papritmas kaloi në arrest kardiak dhe mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Vdekja e saj na ka shkatërruar, ishte gjëja më e çmuar që kishim", ka treguar gjyshja e vogëlushes, Wanda La Santa për "CNN". Ajo ka shtuar se Jay-Natalie ishte vajza e parë e çiftit dhe mbesa e saj e parë.

Për të ndihmuar familjen me faturat mjekësore, tezja e Jerel krijoi një faqe "GoFundMe" dhe ka grumbulluar 41.000 dollarë në total. Me paratë do të mbulohen shpenzimet e spitalit, do të përdoren për funeralin e Jay-Natalie dhe do të dhurojnë fonde shtesë në Spitalin e Fëmijëve në Montefiore dhe njësinë e kujdesit intensiv "Albert Albert Einstein". 

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tre fëmijë midis moshës 1 dhe 14 vjeç kanë vdekur nga virusi që nga 2 Prilli.

Burimi: "CNN"