Këtë të shtunë pensionistët kanë patur mundësinë për të dalë e për të shijuar diellin, ndryshe nga qytetarët e tjerë të cilët kanë qëndruar në shtëpi. Edhe pse iu është dhënë leja për të dalë, pensionistët janë të pakënaqur.
Një pensionist në Vlorë shprehet për "ABC News", se është e kot që dalin pasi kafet nuk janë hapur dhe nuk mblidhen dot.
"Dita sot, jo-normale sepse pensionistëve u kanë dhënë leje deri në orën 11:00. Pensionistët kanë dalë kot se... kafe s’ka që të mblidhen 2 apo 3. Më duket si ditë jo e zakonshme sepse dje në markete kanë qenë mbytur me njerëz grumbull. Prandaj dyqanet dhe marketet duhet të jenë të hapura, qeveria nuk ka bërë si duhet. 7 ditët e javës duhet të ishin të hapura marketet, se kanë të bëjnë me ushqimin e popullit", shprehet pensionisti.
