Blendi Fevziu është bërë nostalgjik për fëmijërinë dhe ka postuar sot një foto nga arkivat. Gazetari i njohur shfaqet në një moshë shumë të vogël, por ajo që bien në sy janë flokët e gjatë.

"Vitin nuk e di, po kam qene aq i vogel sa mbaja pistolete kineze me drita ne dore...", shkruan Blendi krah fotos që ka marrë vëmendjen e ndjekësve.

Blendi është aktiv në rrjete sociale ku poston shpesh foto nga udhëtimet, apo fragmente nga emisioni, por edhe foto të tilla kujtimesh të çmuara.


