Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Prill 2020, 23:11

OBSH: Nuk ka asnjë provë që të kesh koronavirus parandalon një infeksion të dytë

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se njerëzit që kanë patur Covid-19 nuk janë domosdoshmërisht imun nga prania e antitrupave, për t'u infektuar sërish me virusin. 

"Ende nuk ka prova që njerëzit që kanë pasur Covid-19 nuk do të infektohen sërsih," tha OBSH në një konferencë shkencore.

Ky është një paralajmërin nga OBSH qeveritë të cilat mendojnë të nxjerrin të ashtquajturat "pashaporta imuniteti" për njerëzit që e kanë kaluar Covid-19, duke supozuar se janë të sigurt për të rifilluar jetën normale.

"Në këtë pikë të pandemisë nuk ka prova të mjaftueshme në lidhje me efektivitetin e imunitetit të ndërmjetësuar nga antitrupat për të garantuar saktësinë e një pasaporte imuniteti", tha OBSH.

Doktoreshë Maria Van Kerkhove nga OBSH shprehet se nuk dihet nëse personat të cilët janë ekspozuar ndaj virusit bëhen plotësisht imun. 

Ndërsa Dr.Mary Hayden, zëdhënëse për IDSA dhe shefe e Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush, tha: "Ne nuk e dimë nëse pacientët që kanë këto antitrupa janë apo jo akoma në rrezik të infektohen sërish me Covid-19. Në këtë pikë, unë mendoj se ata janë në rrezik. Ne nuk e dimë edhe nëse antitrupat janë mbrojtës, çfarë shkalle të mbrojtjes ata sigurojnë, mund të jenë të plota, mund të jenë të pjesshme, ose sa zgjasin antitrupat. Ne dimë që përgjigjet e antitrupave zhduken me kohën. Rekomandohet që njerëzit me antitrupa të mos ndryshojnë sjelljen e tyre në asnjë mënyrë, të vazhdojnë distancimin social. Ne mendojmë se kjo është një pikë me të vërtetë e rëndësishme, këto antitrupa mund të keqinterpretohen, njerëzit mund ta vënë veten në rrezik", tha Hayden.

Burimi: CNN