Edhe këtë të diel do të lejohen të dalin shëtitje nënat së bashku me fëmijët 10-vjeçar. Kjo është java e dytë rradhazi që pensionistët lejohet të dalin të shtunën ndërsa nënat me fëmijë të dielën. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama i cili tregon edhe çfarë duhet të bëjnë burrat gjatë kësaj kohe.
Kryeministri shkruan se teksa gratë do të dalin me fëmijët, burrat të bëjnë punë shtëpie e të gatuajnë.
"Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11:00. Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht", shkruan kryeministri.
