Është ndarë nga jeta një nga aktorët më të famshëm të "Lord of the Rings", Bruce Allpress, në rolin e Aldor. Allpress ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e aktorit. "Ai vdiq i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur në shtëpi në Auckland", tha familja e tij.

Allpress gjithashtu luajti në filma fitues të Oscar, si “The Piano” dhe “The Scarecrow”.

Në një deklaratë, familja e aktorit tha se "dashuria e Allpress për aktrimin u frymëzua nga nëna e tij".

Aktori la pas 5 fëmijë, Susan, Jane, Michael, Anna dhe Peter.

