Në një intervistë për "Access Hollywood" këngëtari shumë i dashur për publikun, Maluma ka shfaqur hapur pëlqimin që ka ndaj modeles Kendall Jenner. Dyshja janë takuar gjatë xhirimeve te një fushatë për të brendshme dhe Maluma ka treguar se aty Kendall e ka kuptuar që ai e pëlqen, pasi është nervozuar para saj.

"Të gjithë e dinë që fiksimi im i famshëm është Kendall Jenner. Unë do ta them përsëri, ajo është fiksimi im. Ne ishim duke xhiruar së bashku dhe pastaj ajo më pa, dhe unë u nervozova aq shumë, saqë jam i sigurt që ajo e vuri re”, është shprehur këngëtari.

Megjithatë Maluma është shprehur se për momentin është rehat me jetën e tij si beqar dhe nuk po kërkon një marrëdhënie të re. Ai thotë se është ende herët për të për të krijuar familje. “Unë dua të kem një të dashur. Dua të martohem një ditë. Dua të kem familje, kjo është një nga ëndrrat e mia më të mëdha por mendoj se jam shumë i ri për këtë. Unë sapo u bëra 26 vjeç, dhe nuk ndjehem sikur kjo është ajo që dua tani”, tha ai.








