Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte së fundmi në një lidhje direkte për "News24". Ai ka folur rreth situatës së Koronavirusit në vend dhe ka treguar se rritja e rasteve të reja (sot 34) ka ardhur nga shtimi i testimeve dhe shumica janë asimptomatikë.
Pipero ka treguar se e ka kryer testin e Koronavirusit në fillim të javës dhe ka rezultuar negativ. Megjithatë ai shprehet se do donte ta kishte kaluar Koronavirusin.
"E kam kryer testin që në fillim të javës. E kam marrë përgjigjen dhe jam negativ akoma, do kisha dashur të isha pozitiv, të kisha rënë në kontakt dhe ta kisha kaluar por jam negativ akoma", është shprehur mjeku.
Minuta 18:48
