Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Prill 2020, 12:12

Peshonte 114.3 kilogramë, 18 vjeçarja humb mbi 50 kile dhe nuk njihet më (Foto)

Një 18 vjeçare nga Brentwood, e quajtur Harry Bolton ka humbur plot 50.8kg. Mjekët britanikë i kishin sugjeruar si zgjidhje të vetme operacionin, mirëpo Bolton ka arritur peshën e duhur trupore vetëm falë dietave.

Që në moshën 11 vjeçare kur peshonte 95.25 kilogramë ajo ishte këshilluar te dietologu. Mirëpo ai i kishte thënë se ajo nuk do të ishte në gjendje të humbiste peshë pa operacion.

Në moshën 12 vjeçare Holly peshonte 114.3 kg. Për rreth 6 vite ajo ka ndjekur një dietë të shëndetshme dhe ka bërë ushtrime. Ajo ka rënë në 63.5kg.

"Doktorët vunë re që pesha ime po bëhej një problem prandaj shkova te një dietolog. Në moshën 12 vjeçare m'u tha se nuk mund të bija në peshë pa operacion, çka është shumë për t'u kapërcyer në atë moshë.

Paralajmërimet nuk mundën të më ndalonin për të humbur peshë. Familja ime më ka mbështetur tërë kohës deri sa ia dola mbanë", ka treguar 18 vjeçarja.

Burimi: "Daily Mail"