Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Prill 2020, 10:10

Zyrtarizohet vendimi/ Bizneset që nuk do të paguajnë këstet e tatimit në vitin 2020

Së fundmi është zyrtarizuar vendimi sipas të cilit bizneset e vogla me qarkullim nga 5-14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim fitimi në vitin 2020. Kjo është një masë mbështetëse ndaj pasoja të Koronavirusit në vendin tonë

 “Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen", përcakton Akti Normativ.

Nga ana tjetër për bizneset e mëdha parashikohet shtyrja deri në vitin 2021 ama jo falje.Tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 milionë këstet e tatimit do t'i paguajnë në periudhën Prill-Shtator 2021.

Ky përjashtim nuk zbatohet për ata që zhvillojnë veprimtari ekonomike në banka, të telekomunikacionit, të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Përsa iu përket veprimtarive ekonomike në fushën e turizmit dhe Call-Centersave pagesat e kësteve shtyhen në periudhën Prill-Dhjetor 2021.

Burimi: "Monitor"