Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Prill 2020, 10:10

Fier/ Nëna denoncon në polici të moshuarin: Më ngacmoi seksualisht vajzën 9 vjeçare

Një burrë 73 vjeçar në Fier është ndaluar nga policia nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të miture. Nëna e vajzës, e cila është vetëm 9 vjeç, ka bërë denoncimin në polici.

Ajo ka deklaruar se i moshuari e ka prekur 9 vjeçaren në vende intime. Mësohet se vajza i ka treguar të ëmës ngjarjen dhe ajo do të pyetet në praninë e psikologes.

Burimi: "Panorama.al"