Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Prill 2020, 09:09

Masat lehtësuese/ Rama tregon kur do të dalin të rinjtë

Me anë të një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjete sociale kryeministri Edi Rama ka treguar se me masat lehtësuese do të përfitojnë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat më pak të prekura nga Koronavirusi. Ai ka bërë me dije se pak nga pak do të mund të dalin xhiro ama duke respektuar rregullat e distancës dhe jo më shumë se dy veta.

“Pak nga pak, në ato zona që do të hapen më shumë javën e ardhshme, do të mund të dalin xhiro edhe të rinjtë, ecje në distanca, jo më shumë se 2 veta, jo piknik”, është shprehur Rama. Kujtojmë se këtë të Shtunë janë pensionistët ata që lejohen të dalin deri në orën 11:00 gjithmonë duke respektuar rregullat.