Nga Shqipëria / E Premte 24 Prill 2020, 15:03

Keni kafshë shtëpiake? Rama tregon si mund të dilni nga shtëpia tani e tutje

Kryeministri Rama bën të ditur se ata që kanë një kafshë shtëpiake dhe duan ta nxjerrin mund të marrin autorizim tek "e-Albania" në ditët në vijim.

Rama u shpreh se ka marrë shumë ankesa nga qytetarët të cilët kanë kafshë shtëpiake dhe duhet t'i nxjerrin. Por tani e tutje do të ketë një autorizim specifik për këtë. 

"Kam marrë ankesa të drejta nga ata që kanë qen, kafshë shtëpiake. Në platformë do të ketë një autorizim specifik. Nesër besoj se do të jenë të konsoliduara" tha Rama.