Nga Shqipëria / E Premte 24 Prill 2020, 16:04

Rama: 'Harrojeni! Nuk ka më plazh rrëmujë, pub-e, avuj'

Kryeministri Rama u shpreh gjatë komunikimit live me qytetarët se normalitetin duhet ta harrojmë pa dalë vaksina. Rama tha se nuk ka më tufë njerëzish në autobuse, restorante, kafene apo nëpër plazhe.

Kryeministri tha se duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik në çdo hap, edhe pse masat do të lehtësohen.

“Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është që virusi nuk ikën. Nuk ikën meqë në po mbyllemi në shtëpi. Është aty, prapa dritares, prapa derës. Harrojeni normalitetin që kemi pasur, harrojeni. Deri kur të dalë vaksina normaliteti që kishim nuk do të jetë më ai i mëparshmi…Normaliteti i ri do te jetë ndryshe. Edhe kur të dalim, do dalim, por do sillemi ndryshe. Nuk ka më dhënie dore, nuk ka më futu të gjithë në autobus, nuk ka më shko të gjithë në plazh rrëmujë e bëj transmetim me valë aavujsh djerse, alkooli, nëpër pube. Nuk ka më, nuk ekziston. Sigurisht që nuk do rrime brenda të gjithë, do dalim, por duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik në çdo hap. Mjafton pak për t’i bërë gjëmën të gjithë popullit, pastaj do ta shohin mirë të gjithë ata që kanë dyshime…do e kishim parë nëse nuk do i kishim marrë këto masa bashkarisht", tha Rama.