Nga Shqipëria / E Premte 24 Prill 2020, 23:11

Koronavirusi/ Publikohet lista e rregullave që duhen zbatuar nga çdo Call-Center

Qeveria ka publikuar së fundmi në portalin e-albania protokollin e kuq të masave higjieno-sanitare për Call Center-at gjatë periudhës së pandemisë.

Disa nga këto rregulla janë:

• Personeli i punësuar/Administratori/personat e tjerë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli i punësuar/Administratori/ personat e tjerë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh.

• Në hyrje dhe në dalje, subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve
për personelin dhe këdo që hyn e del në ndërmarrje dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Subjekti call center duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis personelit të punësuar. 

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë edhe përshëndetjet.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si kuzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjektit apo publike.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me
produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës: të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit.
Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/ shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve. Kufjet e përdorura duhet të jenë individuale të vetëm një punonjësi.

Lista e plotë e rregullave: (Lexo këtu)