Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit. Në një lidhje direkte për emisionin "Vizioni i Pasdites", futbollisti ka treguar se dyshja po e kalojnë së bashku karantinën dhe ndodhen në Kroaci.

“Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm,” ka treguar Erosi.

Ndërkohë nuk kanë munguar fotot nga i njëjti vend në rrjete sociale, si nga ana e Oriolës ashtu dhe nga futbollisti.









