Mbrëmjen e sotme Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte në një lidhje direkte për emisionin "Zonë e lirë". Ajo është pyetur nga Arjan Çuri nëse është e mundur që 400 mijë lekëshi të shkojë te të gjithë personat që kanë aplikuar dhe nëse personat që merren me bujqësi do të përfitojnë diçka.
Denaj ka treguar se paketa e dytë ka filluar dhe ka pothuajse 3 ditë që po bëhet aplikimi. Megjithatë 176 mijë veta nuk mund ta kenë marrë për tre ditë. Përsa i përket pjesës së bujqësisë ajo tregon se nuk përjashtohen.
“Për të dyja pyetjet e lidhur me evidencat e pagesave… Paketa e dytë sapo ka filluar, ka pothuajse 3 ditë që është duke u bërë aplikimi, 176 mijë veta s’mund ta kenë marrë për tre ditë.
Tek paketa e parë sigurisht procesi ka arritur mbi 72%, diferenca ka të bëjë me disa aspekte, ndoshta teknike. Ka pasur refuzime dhe ka pasur kontestime, ku këto të dytat janë duke u verifikuar. Në paketën e dytë kemi parashikuar në thesar se javës tjetër do jetë e rezauruar e plotë. Ky aplikim ka ritmin e vet, nuk e shikojmë të pamundur.
Për pjesën e bujqësisë është e vërtetë se nuk ka një paketë sepse në fizionominë e paketës kanë qenë grupe të ndryshme. Në rradhë të parë kanë qenë grupet e mbyllura dhe më pas ato të prekura. Nuk përjashtohen, por nuk janë adresuar veçmas për sektor paketat. Janë adresuar për grupe”, tha ministrja.
Burimi: "zoneelirë.al"
