Nga Shqipëria / E Premte 24 Prill 2020, 23:11

Shkon në 703 numri i të infektuarve me Koronavirus në Kosovë

Këtë të premte në Kosovë janë regjistruar 34 raste të reja me Koronavirus duke e çuar në 703 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar. Rastet pozitive janë raste kontakti, ka njoftuar ISHPk.

Në 24 orë janë testuar 246 mostra të marra nga Klinika Infektive. Po ashtu ISHPK bën me dije se janë shëruar edhe 3 pacientë, të cilët e kanë çuar në 163 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

"Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë), gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar), pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan", thuhet në njoftimin e ISHPK-së.