Nga Shqipëria / E Premte 24 Prill 2020, 09:09

Flet infermierja që trajtoi Boris Johnsonin: I kam qëndruar tek koka për 3 netë

Jenny McGee është një nga infermieret që u kujdes për kryeministrin britanik, Boris Johnson kur ai u shtrua në spital pasi doli pozitiv me Covid-19. McGee deklaroi se Boris Johnson ishte thjesht një tjetër pacient për të dhe ka qëndruar 3 netë pranë tij.

“Ai ishte thjesht një tjetër pacient për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën e mundshme. Kam 10 vjet që punoj si infermiere dhe kam kaluar shumë situata stresuese, ndaj ishte thjeshtë një tjetër dite në punë”.

Johnson e falenderoi infermieren publikisht dhe në intervistën e saj, ajo u shpreh e shokuar duke këmbëngulur se Johnson nuk ka marrë asnjë shërbim të veçantë, përveç asaj që ishte e nevojshme.

“Çdo pacient që përfundon në terapi intensive është shumë i frikësuar, ndaj ne e marrim shumë seriozisht situatën dhe i trajtojmë të gjithë më të njëjtin kujdes”, tha McGee për televizionin TVNZ.