Edhe pse po jetojmë në një kohë pandemie për shkak të koronavirusit dhe nën masa kufizuese, sot në Tiranë dukej si një ditë e zakonshme.
Rrugët shihen të mbushura me qytetarë dhe një numër i lartë automjetesh.
Nga vëzhgimi i kryer nga "Report TV", vihet re se edhe rregulli i kryeministrit Rama për mënyrën e lëvizjes me automjete me jo më shumë se dy persona nuk është zbatuar.
Ndërkohë efektivët e policisë vijojnë kontrollet e tyre rutinë vetëm për autorizimet e lëvizjes. "Report TV" bën të ditur se vetëm në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar 44 shoferë me pezullim leje drejtimi dhe bllokim automjeti si dhe 1 qytetar që u gjobit me 700 mijë lekë pasi theu rregullin e vetkarantinimit.
