Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga gurët në veshkë. Presidenca ka bërë me dije se operacioni është kryer pasditen e sotme dhe ka rezultuar me sukses.
Thaçi është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor dhe është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e tyre.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.
Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, ka njoftuar Presidenca.
Presidenti Thaçi kishte qëndruar disa orë i shtrirë në Klinikën e Urologjisë me 20 Prill, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë./ "Koha.net"
