Nga Shqipëria / E Enjte 23 Prill 2020, 18:06

Korçë/ Burri tenton të hidhet nga dritarja e hotelit: Nuk kam çfarë të humbas

Koronavirusi, njëjtë si në shumë vende të botës ka krijuar një situatë të vështirë në Shqipëri. Të gjithë personat e riatdhesuar duhet të qëndrojnë të karantinuar në hotel për 14 ditë. Mirëpo ka persona që nuk janë në gjendje t’i mbulojnë shpenzimet. I tillë ëshë rasti i një qytetari i cili është karantinuar në një hotel në Korçë.

Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ai ka hipur në një ndër dritaret e hotelit duke kërcënuar të kryejë vetëvrasje. Në një video të publikuar nga “Faxweb”, qytetari dëgjohet të thotë se nuk ka para për qëndrimin në hotel dhe as për t’u ushqyer.

“Vetë nuk kam punë, gocat nuk kanë punë, cuni nuk ka punë. Do të hidhem se s’kam çfarë të bëj më. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk kam me çfarë të paguaj asgjë. Ky shtet na ka izoluar.

Unë jam në paraburgim. Nuk kam çfarë të humbas, më mirë të hidhem. Më kërkojnë dhe taksat, unë ku t’i gjëj. Nuk kam punë. Ose do varem në litar ose të hidhem nga këtu”, dëgjohet të thotë ai mes të tjerash në video.

Burimi: "Faxweb"