Nga Shqipëria / E Enjte 23 Prill 2020, 19:07

Ina ia thotë Gerit live në emision: Nuk jam gati, ne s'do bëjmë seks, por...

Ina dhe Geri janë tashmë një nga çiftet më të pëlqyer nga shikuesit e rubrikës "Përputhen" në "E diell". Të dielën e kaluar mes çiftit më në fund ndodhi puthja e shumëpritur dhe që u komentua gjatë. Ina dhe Geri ishin të ftuar në "Shqipëria live", ku folën për marrëdhënien e tyre dhe puthjen, të cilën Geri siç u shpreh nuk e priste aspak.

Gjatë intervistës, moderatorja Erjona Rusi e ngacmoi paksa Inën edhe më tej. 

Erjona Rusi: Kur do vijë ai momenti që të keni testin e rradhës dhe më të rëndësishëm të një marrëdhënieje në çift?

Ina: Kush është ky test? 

Erjona Rusi: Ti duhet ta dish moj Ina.

Ina: Unë testet i kam mbyllur.

Erjona Rusi: I ke mbyllur? E ke testuar Gerin nga të gjitha drejtimet?

Ina: Geri nuk është në test në atë kuptim që e ke fjalën ti, mendoj seksuale apo jo? E para njëherë unë me Gerin nuk do bëjmë seks, por do bëjmë dashuri. 

Erjona Rusi: Unë prandaj nuk i vura emër

Ina: Po ia them Gerit që tani. Unë nuk jam gati. Nga "Përputhja" e tutje do jemi pak më privat se vdiqëm. Jo, nuk do kemi video. (qesh)