Nga Shqipëria / E Enjte 23 Prill 2020, 19:07

Djali i Rikard Ljarjas përlot me dedikimin për të atin: S'të them lamtumirë, ne do takohemi...

Pak ditë më parë aktori i madh shqiptar, Rikard Ljarja u nda nga jeta. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë që fatkeqësisht i mori jetën në moshën 77-vjeçare.

Ai ka lënë gjurmë në kinemanë shqiptare dhe në zemrën e çdo njeriu që e ka njohur. Humbja e tij është një boshllëk i madh për familjen dhe miqtë.

Ditën e sotme djali i tij, Leandër Ljarja, ka bërë një dedikim emocional në rrjete sociale. Ai shkruan se nuk është gati t'i thotë lamtumirë të atit.

"Drita e shpirtit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua, do jesh gjithmonë me mua o ba, o shpirti im, o shoku im i vetëm. S’do doja të shkruaja kurrë per këtë ditë, jo kaq shpejt jo, më fal. Nuk te them lamtumirë, do të them si çdo ditë “Ciao Tado", do takohemi e do kemi përjetesinë për bisedat tona. Prehu ne paqe o bab se drita e shpirtit tend është me mua.